Serginho për yllin e Milanit

Futboll

Serginho për yllin e Milanit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Serginho për yllin e Milanit

Me golin e shënuar në ndeshjen e fundit të kampionatit, në minutën e 92-të kundër Lazio-s, Theo Hernandez ka shkuar në 11 gola të shënuar në karrierë me fanellën e Milan-it, duke barazuar legjenda si Carlo Ancelotti, Giuseppe Meazza, Manuel Rui Costa dhe Gennaro Gattuso.

Golat e shënuar në këtë sezon janë katër: një kundër Spezia-, dy kundër Parma-s dhe ai i shënuar pikërisht kundër skuadrës së Simone Inzaghi-t të mërkurën e kaluar.

Blerja e Theo Hernandez, bashkë me kthimin e Zlatan Ibrahimoviq, ka qenë pa dyshim goditja më e suksesshme deri tani në merkato nga Paolo Maldini, që verën e 2019-ës ka shkuar në Ibiza për ta bindur të nënshkruante me Milan-in.

Ish-mbrojtësi i krahut i Djallit, Serginho, ka folur pikërisht në lidhje me Hernandez në një intervistë të dhënë për ilposticipo.it.

“Më duket një djalë serioz dhe i përgjegjshëm. Stërvitet mirë dhe kjo shihet në fushë. Luan me mentalitetin e duhur, jep gjithmonë 100%”, ka thënë braziliani.

“Ka të gjitha cilësitë për t’u bërë mbrojtësi i majtë më i kompletuar dhe më i fortë në botë. Ka një forcë mbresëlënëse, shtyn shumë nga minuta e parë. Tashmë është një pikë referimi për këtë Milan. Është që tani një nga më të mirët në rolin e tij dhe mund të bëhet numri një në absolut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat