Pogba del hapur

Futboll

Pogba del hapur

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:25
Pogba del hapur

Paul Pogba ka paralajmëruar Manchester United se do të vazhdojnë ‘rënien’ e tyre në qoftë se nuk fitojnë duelet e mëdha, njësoj sikurse ndeshja e fundit ndaj Manchester City.

Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Citizens në Carabao Cup dhe si rezultat i kësaj, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka humbur të gjitha gjysmëfinalet që ka marrë pjesë me Man United.

Francezi ka treguar se është shumë e vështirë për të luajtur në këtë klub. "Është e vështirë dhe do të jetë kështu, ju duhet të mësoni nga ndeshja në ndeshje. Do të na ndihmojë të shkojmë përpara dhe të bëhemi më mirë", u shpreh Pogba.

"As futbolli e as të luash për Man United nuk është e lehtë, nuk do të jetë kurrë e lehtë, por pikërisht kjo e bën fitoren më të bukur kur kalojmë një kohë të vështirë", tha ai.

Për fund, Pogba tha që ata duan të marrin vetëm gjërat e mëdha dhe të luftojnë për trofe.

Rikujtim që Manchester United gjenden në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat