Milani mund të mbes pa yllin e tyre për ndeshjen ndaj Bolognas

Futboll

Milani mund të mbes pa yllin e tyre për ndeshjen ndaj Bolognas

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:50
Milani

Mbrojtësi i Rossonerëve u lëndua të martën pas 20 minutash në pjesën e parë kundër Interit në Coppa Italia.

La Gazzetta dello Sport raporton që qendërmbrojtësi u la jashtë për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e majtë dhe se 31-vjeçari do të luftojë për të qenë i gatshëm për ndeshjen tjetër kundër Bolonjës.

Kjaer ka humbur pesë ndeshje në Serie A këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

Ai ka luajtur 14 herë dhe i ka ndihmuar Rossonerët të mbajnë shtatë porta të pastëra në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat