Qaqi i bashkohet Drenicës

Futboll

Qaqi i bashkohet Drenicës

Nga: K.G. Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:18
Qaqi i bashkohet Drenicës

Drenica nga Skënderaj vazhdon me përforcime me synime që të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit, për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

"Qaqi përforcimi i fundit i skuadrës për janar!

Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar.

27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça", njofton Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat