Klose do ti bashkohet Milanit

Futboll

Klose do ti bashkohet Milanit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Klose do ti bashkohet Milanit

Sulmuesi legjendar i Kombëtares së Gjermanisë, Miroslav Klose, pritet të udhëtojë për në Milanello.

Golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Botëror, do të bëjë një praktikë me trajnerin e tij të dikurshëm (te Lazio), Stefano Pioli, shkruan IndeksOnline.

"Unë kam nevojë t’i përfundoj studimet e mia. Pyeta Piolin për ndihmë, me të cilin kam shumë marrëdhënie të mira. Ai është një trajner i shkëlqyer. Nëse Milani ia jep atij kohën e duhur, shumë lehtë mund të shpallet kampion në fund", ka thënë Klose.

Nuk do të ketë ndryshime në stol te Milani, por Klose do të jetë vetëm në formë të "praktikantit".

Klose dhe Pioli ndan momente të mira së bashku gjatë sezonit 2014-2016.

Kujtojmë që Miro Klose gjatë dy sezoneve ishte trajner i Bayernit në grupmoshat U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat