Alaba e tepron

Futboll

Alaba e tepron

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Alaba e tepron

David Alaba do të largohet nga Bajerni i Mynihut në merkaton e verës dhe Reali i Madridit është një nga destinacionet e mundshme për mbrojtësin austriak.

Gjatë kësaj kohe ka pasur bisedime të vazhdueshme mes tij dhe drejtuesve madrilenë, por edhe disa skuadra të tjera po ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Problemi është që Alaba i ka rritur pretendimet për rrogën vjetore dhe synon që të marrë 22 milionë euro në vit, një shifër e lartë dhe që do ta bënte atë një nga futbollistët më të paguar në botë.

Alaba do një kontratë 5-vjeçare dhe e ka luksin për të kërkuar gjëra të tilla duke qenë se do të largohet si futbollist i lirë dhe asnjë ekip nuk do të paguajë për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat