Pamje/ Flamuri kombëtarë lartësohet në Zvicer, shqiptarë e zviceran së bashku festojnë fitorën kundër Francës

Futboll

Pamje/ Flamuri kombëtarë lartësohet në Zvicer, shqiptarë e zviceran së bashku festojnë fitorën kundër Francës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:44
Pamje nga video

Sikur në Gjenevë, Bernë, Zurich, LausanneI, Lugano dhe në të gjtha qytetet e Zvicrës mbrëmë dhe sot u kremetua fitorja historike e ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës, pas fitores kundër Francës duke e quar në shtëpi “gjelat” fraacez kurse NATI-n në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Ishte vëretetë një spektakël në Bukuresht! Këtë fitore padyshim e sollën këmbët e arta të Xhakës, Shqairit Mehmedit, Seferoviqi, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

“Ishte kjo fitore e madhe dhe historike NATI-t, sepse lojëtarët zviceranë luajtën me plotë vullnet dhe zemër. Natyrisht ishte kjo një fitore hisotrike dhe e përbashkët e tërë ekipit jelvetik, ku merita më të mëdha kishin padyshim këmbët e arta të shqiptarëvë të cilët drejtuan ndeshjen duke avancuar Zvicrën drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian…” ka thënë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch Kështjella Pepshi nga Bernas, këngëtare nëZvicer (ish-Miss Univers Kosova në Las Vegas) njëheresh një simpatizuese e madhe e NATI-t.

Sikur ne Gjenevë, ashtu edhe ne Bernë e Zurich në gjitha tubimet tjera në qytete të vendit tonë dolën në rrugë e sheshe i madh e vogël, zviceranë e shqiptarë me flamuj dhe afishe dhe brohoritje “Zvicra, Zvicra urime” apo “Xhaka, Shaqiri, Mehemdi e quan Fracnën në shtëpi, Zvicrën në Kampionin Evropian”.

Festa ka zgjatur mbrëmë deri në orët e pasmesantët siu dhe sot me muzikë shqiptare dhe zvicerane.

Shqiptarët nëGjenevë festojnë fitoren e Zvicrës me flamur “Autochthonous”, flamur ky që u pa n’midis Beogradit në ndeshjen mes Shqiperisë dhe Serbisë

"Shqiptarët dhe zviceranët, kur në luftë i kanë ndarë të keqijat, pse t’mos i ndajmë sot bashkarisht në paqe dhe liri edhe të mirat, sukseset dhe fitoret me festa!", ka thenë Haqif Haziri një tifoz tjetër shqiptar i NATI-t në Zurich, patron i kompanisë së njohur zvicerane “Victoria Groupe” – Brezel.

Granit Xhaka tregoi lojë të madhe, përveç që asistoi në golin e tretë, ishte edhe shtyllë e Zvicrës.

Zvicra bëri befasinë duke u kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2020” pas fitores ndaj Francës. UEFA e ka shpallur zvicernain me origjine nga Kosova Xhakën si lojtari i ndeshjes, çmim mjaftë i merituar duke marrë parasysh motivimin e madh tek lojtarët e tjerë.

Zvicra eliminoi kampionin e botës Francë në raundin e 16 të Euro 2020 pas një ndeshje të çmendur të përfunduar në penallti (3-3: 4-5, pas pen.).

Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe me 2 korrik do të takohet me Spanjën.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.

Në minutën e 15-të, Zvicra në epërsi falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber.

Zvicra triumfon me penallti me rezultat 5:4 ndaj Francës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3).

Admir Mehmedi i pagabueshëm në penalltinë e pestë, ndërsa portieri Sommer është trim i ndeshjes, mbron penalltinë e fundit të Kylian Mbappe.

Zvicra e mrekullive, në çerekfinale takohet me Spanjën.

Image

 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat