​17 vjet nga fitorja historike e Shqipërisë kundër Greqisë

Futboll

​17 vjet nga fitorja historike e Shqipërisë kundër Greqisë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Sot 17 vite më parë, më datën 4 shtator të vitit 2004, Kombëtarja e Shqipërisë kishte shënuar fitore historike kundër Greqisë.

Asokohe, Shqipëria e mposhti Greqinë me rezultat të ngushtë 2:1, ku grekët ishin rikthyer nga triumfi në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Portugali.

Para ndeshjes, tifozët shqiptarë kishin pritur kombëtaren greke me sloganet “Këtu nuk është Portugali”, ku pas ndeshjes ashtu kishte rezultuar.

Gjatë Kampionatit Evropian askush nuk i kishte mposhtur grekët, të cilët kishin bërë mrekulli në Portugali, dhe ishin “Kuq e Zinjtë” ata të cilët ia dhuruan humbjen e parë Greqisë.

Të nesërmen, në të gjitha mediat shqiptare shihej titulli: “Evropë, ja se si mposhtet Greqia!”.

Po ashtu, ndeshja mes Shqipërisë dhe Greqisë njihet si njëra ndër ndeshjet më të bukura dhe emocionuese të kombëtares shqiptare, ku triumfin e arritën përmes golave të Ardian Aliaj dhe Edvin Muratit.

Fitoren historike të Shqipërisë kundër Greqisë në vitin 2004 e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat