Tirana-Skënderbeu, ndeshje që pritet me padurim

Futboll

Tirana-Skënderbeu, ndeshje që pritet me padurim

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:26
Tirana-Skënderbeu, ndeshje që pritet me padurim

Tirana dhe Skënderbeu do të nisin këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore në një takim që do të jetë i rëndësishëm për të dy ekipet sepse siç thotë shprehja e vjetër “fillimi i mbarë gjysma e punës”.

Bardheblutë kanë patur gjithë kohën e mjaftueshme për të përgatitur edicionin e ri duke qenë se nuk ishin pjesë e kompeticioneve europiane dhe ashtu siç ndodh thuajse në çdo skuadër shqiptare, ndryshimet kanë qënë të konsiderueshme edhe për ekipin e Orges Shehit.

Janë larguar lojtarë me shumë peshë si kapiteni Batha, Torassa, Kale, Vangjeli e Çelhaka sa për të përmendur më kryesorët, gjithsesi ka patur edhe afrime me vlera siç janë  rikthimet e  Ngoo-së e Muçës, apo edhe prurjet e reja Xhixha, Limaj e Totre.

Ndërkohë Skënderbeu është përgatitur për të qënë sa më i qëndrueshëm këtë sezon dhe për të mos iu’ frikësuar çdo javë ekzistencës në Superiore. Migen Memelli i cili sezonin e shkuar e mori skuadrën në rrugë e sipër dhe i’a doli ta mbante në kategori, kësaj here ka patur mundësinë ta ndërtojë ekipin sipas ideve të tij dhe në Korçë ka optimizëm rreth këtij Skënderbeu.

Në letër 25 herë kampionët duke qënë se luajnë edhe brenda mureve të shtëpisë së tyre në stadiumin “Selman Stërmasi”, nisen një hap përpara, megjithatë në futboll dhe sidomos në javën e parë është e vështirë të bëhen parashikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat