Aleksi pranon se duhet të ndryshojë sjellje me gjyqtarët

Futboll

Aleksi pranon se duhet të ndryshojë sjellje me gjyqtarët

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:03
Aleksi pranon se duhet të ndryshojë sjellje me gjyqtarët

Albano Aleksi është shndërruar në një lider në mesfushën e Teutës dhe mbrëmjen e sotme bëri një tjetër 90-minutësh të mirë ndaj Partizanit, megjithatë sërish nuk arriti të kontrollojë nervat në diskutimin me arbitrat.

Pas ndeshjes për Supersport, Aleksi pranoi se duhet të ndryshojë sjellje me gjyqtarët dhe u shpreh se Partizani i këtij sezoni nuk dukej të kishte të njëjtën cilësi me atë të sezonit të kaluar.

Aleksi keni nxjerrë Partizanin jashtë lojës tipike, me qarkullim të topit në tokë…
Patjetër që jemi përgatitur kështu, pasi edhe trajneri na kërkoi që t’i imponojmë ne lojën tonë Partizanit dhe jo ata të vetën. Ndonëse e bënë lojën e tyre në momente të caktuara, në përgjithësi ia dolëm të detyrojmë kundërshtarin të luajë me topa të gjatë.

A është Teuta më e fortë?
Po, mendoj se jemi më të fortë se vitin e kaluar,. Duhet ende pak kohë që të marrim më të mirën nga lojtarët e afruar së fundi, por them se kjo skuadër ka më shumë cilësi.

Kur do ta shohim Aleksin më të qetë?
Unë e kam pranuar se jam pak gjaknxehtë si temperament, megjithatë këtë sezon kam premtuar se do bëj kthesë. Sot në fakt mendoj se nuk e meritova kartonin e verdhë.

A ishte ky partizan më i fortë se sezonin e kaluar?
Jo dhe e them me bindje të fortë. Kam shumë respekt për lojtarët që janë aktualisht, por vitin e kaluar kishin shumë më tepër cilësi dhe kualitet në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat