Përballjet ndaj Hungarisë e Polonisë, Reja: Kërkoj 4 pikë në dy sfida, Xhaka nuk ka vend në kombëtare

Futboll

Përballjet ndaj Hungarisë e Polonisë, Reja: Kërkoj 4 pikë në dy sfida, Xhaka nuk ka vend në kombëtare

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:50
Edi Reja

Polonia është rivali ynë direkt në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2022. Kombëtarja që në përbërje ka yje të mëdhenj të futbollit botëror mes të cilëve, Robert Lewandowski konsiderohet nga trajneri i kombëtares sonë Edi Reja si pengesa që do dërgonte kuqezinjtë në Katar vitin e ardhshëm.

“Me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Duhet t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë decizive dhe më pas me Poloninë. Dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje”.

Në konferencën për shtyp para sfidës me Hungarinë dhe Poloninë, Reja i mbylli përfundimisht derën mesfushorit Taulant Xhaka për sa kohë ai do jetë në pankinë. Ndërkaq, italiani shtoi se në fushë do të zbresin në fushë lojtarët që kanë gjendjen fizike më të mirë.

“Xhaka e ka refuzuar ftesën. E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai e ka refuzuar. Justifikohet me problemet fizike, por tani është e kotë t’i vijojmë ftesat në drejtim të tij. Jemi në kondicionin e duhur për të arritur kualifikimin. Në fushë do të zbresin lojtarët më në formë dhe ata që kontribuojnë shumë për fanellën”.

Kombëtarja shqiptare luan më 9 Tetor në transfertën e Hungarisë, ndërsa tre ditë më vonë përballë Polonisë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat