Benzema: Mbappe është një fenomen

Futboll

Benzema: Mbappe është një fenomen

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:36
Benzema: Mbappe është një fenomen

Karim Benzema, sulmues francez i Real Madrid dhe i Francës, ka folur në lidhje me Topin e Artë në një intervistë të dhënë për AS.

“Natyrisht, do të bëj gjithçka është e mundur dhe do të punoj sa më shumë të jetë e mundur për ta siguruar atë trofe të madh, që të realizoj një ditë atë ëndërr që kam që në fëmijëri”.

MBAPPE –  Benzema ka folur edhe për Mbappe, shoku i tij te kombëtarja dhe koleg i mundshëm te Real Madrid në të ardhmen:

“Është një djalosh i ri me shumë cilësi.

Mbappe është një fenomen për shkak të lojës së tij dhe moshës së tij. Është shumë i aftë, dhe është një djalosh shumë i mirë. Më pëlqen shumë të luaj me atë, edhe me Griezmann, që lëviz mirë në hapësira të ngushta. Argëtohem shumë kur luajmë bashkë te Franca. Më pëlqen shumë të luaj me ata të dy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat