​Tuchel: Chelsea duhet t’i kishte 21 lojtarë në listë për ta fituar Topin e Artë

Futboll

​Tuchel: Chelsea duhet t’i kishte 21 lojtarë në listë për ta fituar Topin e Artë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:08
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel pretendon se Chelsea duhet të ketë 21 lojtarë në listën e ngushtë për të fituar Topin e Artë dhe shton se paraqitja e portierit Eduard Mendy ishte mbreslënëse ndaj Brentfordit.

Mendy ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen ku kampionët e Evropës u kthyen në krye të Premier Ligës me një fitore të vështirë 1-0 të shtunën në mbrëmje.

Ai bëri një sërë pritjesh të klasit botëror dhe Tuchel pranoi se portieri i tij ishte diferenca në atë sfidë.

"Unë jam i lumtur dhe është më e rëndësishme që ai të performojë kështu," tha trajneri i Chelseat.

"Sot ne u mbështetëm shumë tek ai. Ai është fantastik dhe të gjithë janë aq të lumtur për të. "

Në vend që të mërzitej për faktin që Mendy u la jashtë listës së ngushtë prej 30 emrash potencial për t’u shpallur fitues të Topit të Artë, Tuchel këmbënguli se më shumë lojtarë të Chelseat duhej të ishin vlerësuar për arritjet e tyre në fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Cesar Azpilicueta, N'Golo Kante, Jorginho, Mason Mount dhe Romelu Lukaku janë të nominuar të gjithë, por Tuchel, i cili ka hedhur poshtë vazhdimisht rëndësinë e çmimeve individuale, tha:

"Unë mendoj se ne mund të jemi në atë listë si një ekip i tërë sepse ne e fituam atë trofe si ekip. Nëse kemi pesë emra ose gjashtë emra, kam ndjenjën se e fituam me 21 emra dhe secili luajti rolin e tij. Kështu funksionon futbolli.", theksoi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat