Milani vendos një rekord që nuk do ta donte në historinë e tij

Futboll

Milani vendos një rekord që nuk do ta donte në historinë e tij

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:36
Milani vendos një rekord që nuk do ta donte në historinë e tij

Milani është një nga skuadrat më të suksesshme në Ligën e Kampioneve, me 7 trofe të fituar.

Por kuqezinjtë sot kanë regjistruar një rekord që nuk është aspak i denjë për këto arritje të klubit,

Me humbjen e regjistruar kundër Portos, Milani e sheh veten në kuotën e 0 pikëve pas 3 ndeshjeve të para. Një e dhënë e tillë nuk ishte regjistruar kurrë më parë në historinë e kësaj skuadre në Ligën e Kampioneve dhe kështu regjistrohet si rekordi më negativ i kuqezinjve në këtë turne.

Ata gjithsesi mund të ngushëllohen me faktin se kanë ende shanse matematikore për t’u kualifikuar, me njw situatë thuajse të ngjashme me atë të Atalantës dy vite më parë kur u kualifikua edhe pse kishte humbur ndeshjet e para në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat