Pogba ka mbyllur marrëveshjen me Real Madridin

Futboll

Pogba ka mbyllur marrëveshjen me Real Madridin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:28
Pogba ka mbyllur marrëveshjen me Real Madridin

Pogba ka mbyllur marrëveshjen me Real Madridin dhe do të veshë fanellën e bardhë nga sezoni i ardhshëm.

Francezit i përfundon kontrata me Man United këtë verë dhe pavarësisht dëshirës së klubit anglez për të zgjatur qëndrimin e tij nuk kanë arritur ta bëjnë atë të ndryshojë mendje.

Real Madridi nuk i ka marrëdhëniet e mira me agjentin e Mino Raiola, faktor për të cilin çdo përpjekje e Real Madridit për të transferuar gjithmonë është cunguar. Tani situate ka ndryshuar dhe vendimi i lojtarit tejkalon dëshirën e italianit.

Joan Laporta u përpoq disa javë më parë të priste operacionin e Real Madridit, duke përfituart nga miqësia me Raiolën, por refuzimi i francezit ishte i prerë.

Pogba është mjaft i lumtur që bashkë më Mbappe do të jetë e projektit fitues që klubi “galaktik” po përgatit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat