Napoli kërkon fitoren kundër Bolognas, ja formacionet zyrtare

Futboll

Napoli kërkon fitoren kundër Bolognas, ja formacionet zyrtare

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:48
Napoli

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja mes Napolit e Bolognas, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të Serie A.

Në rast fitoreje të skuadrës nikoqire sot, tabela do të pësonte ndryshim, ku skuadra e Napolit do të merrte kreun, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Napoli barazoi pa gola me skuadrën e Romës, kurse Bologna pësoi humbje me rezultat 4:2 kundër liderit të tanishëm Milanit.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Napoli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 25 pikë, tre sosh më pak se Milani që zë vendin e parë, kurse Bologna pozicionohet në vendin e 10 me vetëm 12 pikë, aq sa kanë edhe Verona e Empoli në pozitat 11 dhe 12.

Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Malcuit, Ounas dhe Manolas, kurse te Bologna do të mungojnë Arnautovic, Bonifazi, Michael, Soriano dhe Soumaoro.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian, Elmas; Lozano, Osimhen, Insigne

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; De Silvestri, Medel, Theate; Mbaye, Svanberg, Dominguez, Vignato; Hickey, Barrow; Orsolini

20:45 Napoli – Bologna (Stadiumi Diego Armando Maradona)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat