Mesfushori shqiptar lë pas dëmtimin

Futboll

Mesfushori shqiptar lë pas dëmtimin

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:58
Mesfushori shqiptar lë pas dëmtimin

Një muaj po kalon shpejt dhe Kombëtarja është gati ti kthehet përsëri aksionit.

Më 12 nëntor kuqezinjtë udhëtojnë drejt Anglisë, por këtë herë fati i keq me mungesat nuk do e përndjekë. Kombëtarja do e ketë “motorrin” e saj në mesfushë, teksa Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin.

Ky i fundit ka munguar në ndeshjet e fundit me Espanjolin si pasojë e një lëndimi, por ky tashmë i përket së shkuarës.

Në takimin e radhës në La Liga Bare pritet të jetë nën urdhërat e trajnerit, duke qetësuar është edhe shqetësimet për një mungesë të tij me fanellën kuqezi në dy ndeshjet e muajit nëntor me Anglinë dhe Andorrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat