Klopp i kundërpërgjigjet Diego Simeones

Futboll

Klopp i kundërpërgjigjet Diego Simeones

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:14
Klopp i kundërpërgjigjet Diego Simeones

Jurgen Klopp i kundërpërgjigjet Diego Simeones në vigjilie të sfidës mes Liverpoolit dhe Atleticos së Madridit, takim që do të zhvillohet këtë të mërkurë në Anfield Road. Trajneri gjerman i The Reds, komentoi edhe mos dhënien e dorës nga ana e El Cholos në ndeshjen e parë të luajtur në Ëanda Metropolitano, ndërsa komentoi edhe momentin e Liverpoolit.

“Simeonen e respektoj shumë, nuk njihemi por respektoj atë që po bën tek Atletico Madrid, ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë viteve të fundit. Shtrëngimi i dorës? Nëse do ta dija që Simeone nuk shtrëgon duart pas një ndeshjeje as që nuk do të kisha provuar”, theksoi fillimisht Klopp.

Më pas trajneri foli për sfidën ndaj Los Colchoneros dhe momentin e Liverpoolit në kampionat.

“Fitorja 5-0 ndaj Manchester United nuk tregon që jemi perfektë, ashtu si edhe barazimi 2-2 ndaj Brighton nuk tregon që kemi problem serioze.

Brighton e meritoi pikën dhe kaq, do të provojmë të bëjmë më mirë që nga sfida e të mërkurës ndaj Atleticos së Madridit që është një klub i madh. Në takimin e vajtjes vuajtëm shumë ndaj tyre, kartoni i kuq i Griezmann ndryshoi kartat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat