Dukagjini - Feronikeli, formacionet

Futboll

Dukagjini - Feronikeli, formacionet

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:22
Dukagjini - Feronikeli, formacionet

Java e 13-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku takohen rivalët për titull, Gjilani dhe Prishtina.

Dy skuadrat kanë shprehur hapur se qëllimin e kanë titullin dhe në këtë takim futen vetëm për tri pikët.

Kjo ndeshje fillon nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin.

Klinasit kanë tri ndeshje pa fitore, derisa Feronikeli ka pësuar katër disfata radhazi. 

Formacionet zyrtare

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat