Trajneri boshnjak tregon e fitoi Prishtina

Futboll

Trajneri boshnjak tregon e fitoi Prishtina

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Trajneri boshnjak tregon e fitoi Prishtina

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Ulpiana, me rezultat bindës, 3:0.

Trajneri i ri i skuadrës së Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se e gëzon fakti që skuadra e tij nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit, që prej se e mori drejtimin e skuadrës.

Ibrakoviq ka thënë se synimi i tij dhe i ekipit është që të shënojnë gola e të mos pranojnë.

‘Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ndryshimet brenda një skuadre nuk bëhen me hapa të mëdhenj, por me hapa të vegjël e të sigurt. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam’, u shpreh pas ndeshjes Ibrakoviq.

‘Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Kjo është e vështirë por vjen gradualisht. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh.

Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola’, përfundoi trajneri boshnjak, Ibrakoviq, përcjell Gazeta Olle.

Kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 24 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e katërt, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat