Sot mësohet fituesi i Topit të Artë

Futboll

Sot mësohet fituesi i Topit të Artë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:50
Gara për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë i vitit 2021 është mes Lionel Messit dhe Robert Lewandowskit, me favoritin e tretë Karim Benzeman

Anëtarë të futbollit do të mblidhen sot në Paris për ceremoninë e kurorëzimit të fituesit të Topit të Artë të vitit 2021 në futbollin e meshkujve dhe të femrave.

Votimi për fituesit u mbyll më 24 nëntor dhe fituesit do të shpallen në orën 21:00.

Gara për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë i vitit 2021 është mes Lionel Messit dhe Robert Lewandowskit, me favoritin e tretë Karim Benzeman, shkruan Marca.

Nëse Messi fiton, do të jetë trofeu i tij i shtatë i Topit të Artë, duke u larguar më shumë nga Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht ka pesë.

50 gazetarë specialistë votojnë për lojtarin më të mirë në botë duke përdorur një sistem pikësh që konsiston në dhënien e secilit lojtar nga gjashtë, katër, tre, dy ose një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat