Rangnick lavdëron Ronaldon

Futboll

Rangnick lavdëron Ronaldon

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:27
Cristiano Ronaldo dhe Ralf Rangnick

Ralf Rangnick e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të Manchester United teksa Djajtë e Kuq triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0, ndaj Crystal Palace. 

Vendimtar ishte goli në fraksionin e dytë të lojës (minutën e 77) nga ana e mesfushorit Fred, i cili realizoi mjaft të bukur me një goditje nga distanca. 

Megjithatë, pas ndeshjes trajneri gjerman theksoi se e rëndësishme ishte që skuadra e mbajti portën të paprekur, ndërsa shtoi se i pëlqeu shumë presioni në sulm teksa lavdëroi Cristiano Ronaldon.

“Unë jam shumë i lumtur me atë se çfarë prodhoi skuadra në fushë, sidomos me 30-minutat e pjesës së parë ku mbajtëm presingun lart. Mënyra si mbrojtëm na bëri të kishim kontrollin e të gjithë ndeshjes dhe ruajtja e portës paprekur ishte pjesa më e rëndësishme. Ne duhet të mos pësojmë gola, kjo është pjesa që dua të përmirësoj, por kemi bërë vetëm një seancë stërvitore dhe jam vërtet i impresionuar. Ne kërkuam të luanim me dy sulmues dhe jam vërtet i kënaqur nga puna e Ronaldos me lëvizjet e tij pa top, ishte për t’i hequr kapelen”, u shpreh Rangnick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat