Trajneri i Vllaznisë tallet keq me Dajën

Futboll

Trajneri i Vllaznisë tallet keq me Dajën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:54
Trajneri i Vllaznisë tallet keq me Dajën

Ideal Lekiqi, trajneri i portierëve të Vllaznisë, ka reaguar përmes Instagramit, duke u tallur jo pak me Ilir Dajën, kreun e pankinës së Partizanit.

Ndeshja e djeshme, pra, vazhdon edhe pas 90 e ca minutash, që nxorën fitues skuadrën shkodrane (1-0), edhe pse luajti gati 20 minutat e fundit me dhjetë lojtarë (Krymi doli me karton të kuq). Lekiqi ka shkruar:

“Të gjesh alibi që munguan topat jashtë fushe më duket sa e ulët, aq edhe qesharake. Por me sa di unë, golat bëhen me topa brenda fushe… Dhe topi në fushë nuk mungoi asnjëherë me sa mbaj mend unë”.

Përgjigje plot ironi e tij për Ilir Dajën, që pas ndeshjes në “Loro Boriçi” akuzoi kuqeblutë për vonesë të lojës:

Po të flasim për ato 20 minuta nuk i shkon Vllaznisë një gjë e tillë pasi nuk e di nëse janë bërë 7-8 minuta lojë efektive, pasi nuk kishte as topa. Pas daljes me të kuq të Krymit u zhdukën të gjitha topat dhe kur ulet ritmi është e vështirë. Kjo nuk i shkon një skuadre si Vllaznia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat