Llapi - Prishtina në Lipjan

Futboll

Llapi - Prishtina në Lipjan

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:47
Llapi - Prishtina në Lipjan

Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e xhiros së 18-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, me Llapit dhe Prishtinës, të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Një gjë e tillë është vendosur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm për lojë në stadiumin e Merdarit, ku deri më tash i ka zhvilluar ndeshjet si vendase skuadra e Llapit.

Dueli Llapi - Prishtina luhet të shtunën, me fillim në orën 13:00.

Sfida është e një rëndësie të veçantë për të dyja ekipet, pasi si Prishtina, ashtu edhe Llapi e synon pjesën e epërme të tabelës.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Llapi zë vendin e katërt me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat