Formacionet zyrtare, Drita - Ulpiana

Futboll

Formacionet zyrtare, Drita - Ulpiana

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Formacionet zyrtare, Drita - Ulpiana

Java e 18 në BKT Superligë, apo e fundit për stinorin vjeshtor nis sot me tri ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Lipjan, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.

Dy skuadrat kanë mbetur mbrapa treshes së parë dhe duan fitore në mënyrë që të qëndrojnë në garë për titull.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ulpianës.

Gjilanasit pas dy fitoreve radhazi duan edhe të tretën që të dimërojnë më të qetë, derisa lipjanasit synojnë t’i befasojnë përsëri si në ndeshjen e parë kur i ndalën në barazim.

Takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Drenas, ku mes vete takohen skuadrat rajonale Feronikeli e Drenica.

Dy ekipet po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe duan fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor.

13:00 Drita – Ulpiana

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Blakqori, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Namani, Simonovski.

Ulpiana: Basha, Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Selimi, Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat