Atletico Madrid në kaos

Futboll

Atletico Madrid në kaos

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Atletico Madrid në kaos

Atletiko humbi ndaj Sevijës me rezultatin 2:1.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat për ta dhe morali është shumë i ulët. Përveç rezultatit një tjetër gjë ka shqetësuar ambientin e skuadrës.

Sulmuesi Luis Suarez u zëvendësua në minutën e 57 nga Kunja. Uruguaiani nuk e priti mirë këtë vendim të trajnerit Simeone dhe shfryu inatin.

“Një tufë me gjepura, gjithmonë e njëjta gjë”, tha Suarez.

Situata tek Atletiko Madrid është shumë kritike dhe nëse Simeone me shokë duan të mbrojnë titullin kampion të La Liga, atëherë duhet të lënë pas mëritë dhe të punojnë bashkë për të mirën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat