Qeveria italiane po përgatitet që të shtrëngojë masat

Futboll

Qeveria italiane po përgatitet që të shtrëngojë masat

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:18
Qeveria italiane po përgatitet që të shtrëngojë masat

Qeveria italiane po përgatitet që të shtrëngojë masat për të ulur numrin e infektimeve me Covid.

Sipas asaj që shkruhet në mediat e shtetit fqinj, për të ulur rrezikshmërinë e variantit Omicron po përpunohen rregulla të reja përsa i përket eventeve sportive në vend.

Ndonëse nuk është zyrtarizuar akoma, në stadium do të jetë e detyrueshme që spektatorët të vendosin maska FFP2, por kapaciteti i impianteve nuk do të ulet, do të vazhdojë të qëndrojë 75%.

Në orët në vazhdim pritet që të mblidhet Këshilli i Ministrave që t’i hapë rrugë dekretimit të rregullave të reja.

Jam e kënaqur nga propozimet e reja. Ndërsa klubet dhe organizatorët e eventeve duhet që të intensifikojnë kontrollet që të ndalojnë shpërndarjen e infeksionit, që të mos merren masa akoma më drastike”, ka thënë Valentina Vezzali, zëvendës-sekretare për sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat