Situatë alarmante me koronavirus edhe në Belgjikë, mbyllen dyert e stadiumeve

Futboll

Situatë alarmante me koronavirus edhe në Belgjikë, mbyllen dyert e stadiumeve

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Situatë emergjente prej COVID-19 edhe në Belgjikë.

Futbolli do të rikthehet në Belgjikë këtë të dielë pas festimeve të Krishtlindjes por rastet e shumta me koronavirus kanë detyruar organizatorët të shtynë sfidën e Jupiler League mes Antwerp dhe Kortrijk.

Pasi te skuadra ku aktivizohet edhe Radja Nainggolan janë plot 9 antarë, futbollistë dhe pjestarë të stafit të prekur me COVID.

Ndërkohë që qeveria belge ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet nga e diela e në vazhdim të luhen me dyer të mbyllura. Pas 20 ndeshjesh kampionati në Belgjikë kryesohet nga surpriza Royale Union që ka ardhur nga kategoria e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat