Barcelona, Real Madrid apo Manchester City?

Futboll

Barcelona, Real Madrid apo Manchester City?

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:06
Haaland

“Vitin e ardhshëm, do të luaj këtu, në Spanjë” kishte deklaruar gjatë një udhëtimi në Marbella vetëm pak ditë më parë Erling Haaland, dhe tani nga Anglia vijnë të tjera konfirmime: sulmuesi norvegjez i Borussias së Dortmundit ka zgjedhur Realin e Madridit.

Siç bën të ditur Mirror në faqen e parë, Haaland ka vendosur që të shkojë dhe të luajë në skuadrën e Ancelottit, dhe vendimi i tij i ka dhënë një goditje të fortë Pep Guardiolës, që e kishte individualizuar si zëvendësuesin e Agueros, pas refuzimit të Kane për të lënë Londrën verën e kaluar.

Florentino Perez po punon për të formuar një dyshe sulmi yjesh, që do ti bënte tifozët e Realit t’u riktheheshin kujtimeve të “Galaktikëve”, dhe po punon për të marrë norvegjezin prej disa muajsh, dhe për këtë arsye Haaland ka refuzuar të gjitha destinacionet e tjera të mundshme, Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe PSG.

Lajmet nga Anglia vijnë vetëm pak orë pas deklaratave të Administratorit të Deleguar të Borusias së Dortmundit, që në një intervistë për Der Spiegel u shpreh se një lamtumirë e Haaland në janar është e pamundur, por duke pranuar se do të jetë e vështirë që ta mbajnë sulmuesin edhe vitin e ardhshëm.

Haaland ka një kluazolë që e liron nga Dortmundi për 75 milionë euro, e cila aktivizohet në qershorin e ardhshëm. Me atë shifër Reali mund ti lejojë vetës që të marrë në Madrid, si Haaland ashtu edhe Mbappe, kontrata e të cilit me PSG skadon në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat