Veprimi i Vinisius mahnit tifozët

Futboll

Veprimi i Vinisius mahnit tifozët

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:38
Veprimi i Vinisius mahnit tifozët

Braziliani i Real Madrid, Vinisius Jr. shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në sfidën me Valencian duke shënuar dy gola. 21-vjeçari gjithashtu bëri një veprim për të treguar dashurinë e tij për ekipin ku luan.

Në një betejë për topin, Vinisius në vrapim e sipër ishte shumë afër të shkelte stemën e Real Madrid që ndodhej në vijat anësore të fushës.

Por braziliani reagoi shumë shpejtë duke kërcyer sipër stemës në vend që ta shkelte.

Kjo shenjë respekti nga ana e djaloshit u prit mjaft mirë nga fansat e Real duke e cilësuar atë tashmë si një legjendë të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat