Barcelona është në kërkim të futbollistëve

Futboll

Barcelona është në kërkim të futbollistëve

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:11
Laporta

Barcelona është në kërkim të futbollistëve me çmime të pranueshme dhe shumë menaxherë po fillojnë t’i ofrojnë klientët e tyre për këtë merkato të janarit, por edhe për atë të verës së ardhshme.

Lista është shumë e gjatë dhe është zbuluar nga e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo.

Në listën e lojtarëve që Barcelona po monitoron për të përforcuar skuadrën në merkato janë edhe dy sulmuesit e bardhezinjve Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi, ashtu si edhe sulmuesi i Fiorentina-s, Dushan Vlahoviq.

Dy lojtarët e Juventus janë në pritje të kontratës me klubin, ndërsa serbi konsiderohet një alternativë për Erling Haaland.

Nuk mbaron këtu sepse në shënjestrën e Barcelona-s duket se është edhe një lojtar tjetër i Serisë A me kontratën drejt skadencës si mesfushori i Milan-it, Franck Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat