​Egjipti vazhdon tutje në Kupën e Afrikës, e eliminon Bregun e Fildishtë

Futboll

​Egjipti vazhdon tutje në Kupën e Afrikës, e eliminon Bregun e Fildishtë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:51
​Egjipti e eliminon Bregun e Fildishtë

Egjipti ka siguruar një vend në 1/8-tën e finales së Kupës së Afrikës pas triumfit ndaj Bregut të Fildishtë

Një ndeshje shumë e luftuar u zhvillua ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit pasi që të dy skuadrat e kërkuan me ngulm vazhdimin tutje në Kupën e Afrikës.

Përkundër angazhimit të madh nga të dy skuadrat, asnjë gol nuk u realizua brenda 90 minutave të rregullta të ndeshjes.

Gola nuk pati as në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, andaj ishin penalltitë ato që vendosën fituesin e këtij ballafaqimi.

Më të saktë në gjuajtjen e penalltive u treguan lojtarët e Egjiptit që fituan me rezultat 5-4. Penalltinë për Bregun e Fildsihtë e humbu Bailly.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat