Egjipti fiton pas 120 minutave, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Futboll

Egjipti fiton pas 120 minutave, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:35
Egjipti fiton pas 120 minutave, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Egjipti është në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. 

Hero i këtij kualifikimit është Mohamed Salah, duke shënuar dhe asistuar në golin e dytë. 

Kombëtarja e Egjiptit pas 120 minutave e mposhti me rezultat 2:1 Marokon. 

Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, e cila përfundoi baras (1:1) në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve Egjipti ngadhënjeu.

Për Egjiptin shënuan Salah (53') e Trezeguet (100') dhe për Marokon Boufal (7'-nga penalltia).

Egjipti do të ndeshet me Kamerunin, ku do të luftohet për finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat