Egjipti fiton me penallti, në finale takohet me Senegalin 

Futboll

Egjipti fiton me penallti, në finale takohet me Senegalin 

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 22:48
Egjpti, foto Reuters

Egjiptit fiton me penallti me rezultat 3:1 ndaj Kamerunit dhe kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Afrikës. 

Përballja mes Kamerunit dhe Egjiptit në kohën e rregullt nuk solli fitues (0:0) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ndryshoi rezultati, kësisoj penalltitë përcaktuan finalistin e dytë. Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.

120 minuta u zhvilluan me emocione të mëdha por sulmuesit nuk e kishin mbrëmjen e tyre qoftë të njëra palë apo ekipi tjetër. 

Egjipti me penallti u tregua më i suksesshëm.

Në finale do të përballen Senegali dhe Egjipti.

Në fund të kohës së rregullt, selektori i Egjiptit, Carlos Queiroz, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Për Kamerunin shënoi Aboubakar, dështuan Moukoudi, Lea, N'Jie dhe për Egjiptin shënuan Zozo, Abdelmonem, Lasheen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat