Rrëfimi emocionues i mbrojtësit brazilian të Shakhtarit, tregon gjendjen në të cilën ndodheshin në Kiev

Futboll

Rrëfimi emocionues i mbrojtësit brazilian të Shakhtarit, tregon gjendjen në të cilën ndodheshin në Kiev

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:06
Rrëfimi emocionues i mbrojtësit brazilian të Shakhtarit, tregon gjendjen në të cilën ndodheshin në Kiev

Lufta në Ukrainë vazhdon dhe të rrezikuar janë edhe lojtarët e ekipeve vendase.

Megjithatë, shumë shtete i kanë larguar nga lufta futbollistët e tyre. Ky është edhe rasti i Marlon, mbrojtësit të Shakhtar Donetsk, i cili foli për mediat braziliane pasi u largua nga Kievi dhe mbërriti në shtëpi.

“Mund të dëgjonim zhurmën e avionëve luftarakë që kalonin mbi ndërtesat tona, mund të dëgjonim shpërthimin e bombave. Ishte e vështirë të ruanim qetësinë edhe pse u mblodhëm dhe u lutëm. Gratë ishin shumë të forta”.

Ish-lojtari i Sassuolo është një nga brazilianët e shumtë që janë larguar nga Ukraina në orët e fundit pas pushtimit të Rusisë për t’u kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, siç raporton Sportmediaset, qeveria e Jair Bolsonaro ka njoftuar se dy avionë transportues të Forcave Ajrore do të nisen sot drejt Europës nga shteti Pernambuco, në veri-lindje, për të riatdhesuar dhjetëra brazilianë që kanë ikur në Poloni dhe në vende të tjera në kufi me Ukrainën, ku jetojnë rreth 500 brazilianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat