Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Suharekë

Futboll

Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Suharekë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 09:35
Kryendeshja kryesore do të jetë përballja në mes Ballkanit dhe Llapit

Sot do të luhen edhe tri ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja kryesore do të jetë përballja në mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadra nga Suhareka e ka filluar mirë sezonin pranveror, ku është në vendin e parë me 45 pikë pas 22 ndeshjeve.

Në anën tjetër, Llapi është në formë të shkëlqyeshme, ku në 11 ndeshjet e fundit janë pa humbje dhe do të synojnë që këtë ecuri pozitive ta vazhdojnë edhe më tutje.

Loja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës, me fillim nga ora 13:00.

Në ballafaqimin tjetër, Drenica përballet me Dritën dhe Gjilani me Ulpianën.

Dy përballjet tjera zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat