Gazeta e madhe franceze tallet me Messin!

Futboll

Gazeta e madhe franceze tallet me Messin!

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:03
Gazeta e madhe franceze tallet me Messin!

Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.

Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direk.

Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.

Pas eliminimit, reagimi nga mediumi prestigjioz “L’Equipe” ishte tejet interesant.

Versioni dixhital i francezes “L’Équipe” i kryeson informacionet e saj për ndeshjen në fjalë me titullin ‘Irrationnel’.

Një fjalë që do të thotë “irracionale”, por që luan edhe me emrin e Messit, Lionel (irrat-ionnel).

Në fakt, një foto e vetme e yllit argjentinas në moment dëshpërimi ilustron faqen e parë, shkruan shkruan FrontOnline. Në faqen që ilustron kronikën e ndeshjes, fotoja është Karim Benzema, arkitekti i madh i përmbysjes dhe kualifikimit të Real Madridit, duke shënuar të tre golat në pjesën e dytë. “Le Messie”, i përkthyer “Mesia”, është titulli që aludon gjithashtu për Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat