Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17 

Futboll

Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17 

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:24
Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17 

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues të rrethit të dytë për Evropianin 2022, që po organizohet nën organizimin e FFK-së.

Dardanet e reja nuk kanë arritur t’i rezistojnë Gjermanisë, duke pësuar në fund humbje me rezultat 4:0.

Vashat tona kanë arritur t’i bëjnë ballë rivaleve shumë më cilësore vetëm në pjesën e parë, pasi në pushim shkuan pa pësuar gol, falë edhe paraqitjes së shkëlqyeshme të portieres Alma Demiri.

Ndërkaq, në pjesën e dytë gjermanet ishin shumë më efikase, duke realizuar katër herë në portën dardane. Serinë e golave e hapi Jella Veit, në minutën e 54-t. Katër minuta më vonë Maria Steiner realizoi për 2:0, derisa e njëjta lojtare shënoi edhe në minutën e 69-të.

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Paulina Platner, në minutën e 77-të. Ndeshjen e radhës vajzat e drejtuara nga Kushtrim Munishi e zhvillojnë më 26 mars kundër Austrisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat