Formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Spanjës, Broja dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin

Futboll

Formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Spanjës, Broja dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin

Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:59
Shqipëria dhe Spanja

Me fillim nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit që e zhvilluan këto dy kombëtare, në muajin nëntor Spanja e mposhti me rezultat 1:0 Suedinë, ndërsa me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe Shqipëria kundër Andorras.

Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Spanja ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, në krahasim me Shqipërinë që ka tre fitore dhe dy humbje.

Në ndeshjen e sotme, portieri David De Gea nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Francës pasi që nuk është grumbulluar nga trajneri Luis Enrique, kurse te Shqipëria mungojnë Enea Mihaj për shkak të Covid-19, dhe mesfushori Nedim Bajrami për shkak të një lëndimi.

Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Spanja (4-3-3): Raya; Alonso, Pau Torres, Garcia, Carvajal; Gavi, Rodri, Pedri; Ferran Torres, Morata, Sarabia

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj; Bare; Cikalleshi, Broja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat