​Probleme serioze për Milanin në prag të ndeshjes me Torinon

Futboll

​Probleme serioze për Milanin në prag të ndeshjes me Torinon

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:20
Pioli

Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebiç, Ismael Bennacer dhe Samu Castillejo nuk kanë udhëtuar me Milanin për përballjen e sotme në Serie A kundër Torinos.

Kuqezinjtë do të përballen me “Granatan” në orën 20:45 në “Stadio Olimpico Grande”, një ndeshje që duhet fituar pas fitores 2-0 të Interit ndaj Hellas Veronës dje. Stefano Pioli tashmë pritej të ishte pa Alessio Romagnolin, Alessandro Florenzin dhe Simon Kjaer, por probleme e tij veq se janë shtuar edhe më shumë, transmeton KosovaPress.

Siç jepen detajet nga “MilanNeës.it”, Ibrahimovic, Rebic, Bennacer dhe Castillejo nuk iu bashkuan skuadrës së Milanit për udhëtimin në Torino, duke i përjashtuar ata nga ndeshja e sonte kundër Torinos.

Veterani suedez po vuan nga një mbingarkesë në gjurin e majtë, ndërsa tre të tjerët po përballen me lodhje të muskujve. Ka të ngjarë që të katër do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Genoas.

Pioli tani do të duhet të ndërhyjë me planet e tij pak përpara ndeshjes së sotme, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo pike nga ky ballafaqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat