Reali udhëton në ‘Pizjuan’, pa mbrojtës të majtë

Futboll

Reali udhëton në ‘Pizjuan’, pa mbrojtës të majtë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Real Madridi do të përballet me Sevilla, në kuadër të xhiros së 32-të, në La Liga.

Madrilenët do të udhëtojnë në ‘Roman Sanchez Pizjuan’, pa dy mbrojtës të krahut të majtë, Ferland Mendy dhe Marcelo, këtë e ka bërë të ditur ‘AS’.

Mendy ishte startues në ndeshjen kundër Chelsea, por nuk arriti të përfundojë ndeshjen për shkak të një lëndimi që pësoi.

Ai vuan nga një shqetësim në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë fushave të blerta deri në dy javë.

Marcelo hyri si zëvendësues i Mendys, në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj ‘Bluve të Londrës’ dhe ka ndjerë një shqetësim.

Andaj, braziliani nuk do të rikuperohet për ndeshjen e së dielës, ndaj Sevillas.

Si opsion për Carlo Ancelotti mund të jetë Nacho, pasi ai pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Takimi në mes Sevilla – Real Madrid zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat