Maguire i merr me sportivitet kriktikat

Futboll

Maguire i merr me sportivitet kriktikat

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:47
Harry Magiure

Harry Magiure i ka komentuar kritikat që po vijnë vazhdimisht në drejtim të tij për performanca të dobëta me Manchester United.

Mbrojtësi anglez duket se po i merr me sportivitet reagimet e shumta negative ndaj tij, andaj thotë se ka një arsye se pse starton vazhdimisht në 11-shën e parë të “Djajve të Kuq”.

“Nuk do të startoja në çdo ndeshje nëse nuk do të luaja mirë. Ka arsye që menaxherët gjithmonë me vendosin titullar”, u shpreh ai, shkruan Sport Bible.

Shtatgjati anglez është njëri ndër më të kritikuarit në kampin e “Red Devills”.

Futbollisti shpesh u bë edhe material për meme të ndryshme në rrjete sociale, për shkak të lëvizjeve e veprimeve të çuditshme në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat