Thaçi: Fati na mungoi sot

Futboll

Thaçi: Fati na mungoi sot

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:33
Thaçi: Fati na mungoi sot

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe të katërtën rresht.

Skuadra e Batatinës ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Malishevën në udhëtim.

Kryetrajneri i Malishevës Arsim Thaqi ka thënë pas ndeshjes se skuadrës së tij i ka munguar fati, ai potencoi se skuadra e tij duhet t’i përmirësojë gabimet.

“Fati na mungoi sot. Kemi krijuar shumë shanse. Në fillim të pjesës së parë, për mendimin tim, ka pasur një penallti.

Ne vazhdojmë tutje të punojmë për ndeshjet e tjera. Normal, duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të na përcjellë fati.

Pjesa e poshtme nuk na jep qetësi para golit dhe kjo ka ndikuar që të mos e kemi qetësinë e duhur, pasimin e fundit apo përfundimin e aksioneve”, ka thënë trajneri Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat