Formacionet zyrtare Vllaznia - Skënderbeu

Futboll

Formacionet zyrtare Vllaznia - Skënderbeu

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:02
Formacionet zyrtare Vllaznia - Skënderbeu

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” për takimin e raundit të 31-të të Abissnet Superiore, që do të nisë në orën 16:45 këtë të shtunë.

Shkodranët kanë plot 7 javë pa fitore në kampionat dhe ndaj korçarëve kërkojnë kthesën. Teksa nga ana tjetër, skuadra e Skënder Gegës po kërkon që të gjejë shpëtimin dhe duke qëndruar në vend të fundit të renditjes me 21 pikë, 13 më pak se Egnatia e vendit të tetë, po kërkon me çdo mënyrën të gjejë shpëtimin, duke ditur se matematikisht është ende në lojë.

Përpara kësaj përballje, që do të transmetohet ekskluzivisht në “Supersport 3”, trajnerët Elvis Plori dhe Skënder Gega kanë zgjedhur edhe formacionet me të cilët do të zbresin në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor.

Trajner: Skënder Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat