Ndahet nga jeta emri i njohur, këtë herë e konfirmojnë familjarët

Futboll

Ndahet nga jeta emri i njohur, këtë herë e konfirmojnë familjarët

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:26
Ndahet nga jeta emri i njohur, këtë herë e konfirmojnë familjarët

Ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një kancer në mushkëri, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohet prej disa muajsh.

Mino Raiola është italo-holandez dhe është bërë mjaft i njohur duke përfaqësuar futbollistë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Gigio Donnarumma e së fundi Erling Haaland, për transferimin e të cilit ishte duke negociuar me disa klube.

Kujtojmë që dy ditë më parë, mediat botërore raportuan për ndarjen nga jeta të Mino Raiolës, pror pas pak minutash gjithçka u përgënjeshtrua nga spitali ku ai ishte i shtruar, me mjekët që thanë se është në gjendje të rëndë dhe vijon të luftojë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat