Pse Jurgen Klopp meriton notën 10?

Futboll

Pse Jurgen Klopp meriton notën 10?

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:09
Pse Jurgen Klopp meriton notën 10?

Legjenda e një prej klubeve më mitike në historinë e futbollit botëror rritet. Liverpool-i nuk është as qyteti më gjigant në Angli, por me kalimin e viteve ka fituar një nga skuadrat më të jashtëzakonshme.

Po flasim për një nga skuadrat më karizmatike që çdo popullsi mund të ëndërrojë, duke kapërcyer një epokë të errët, jo aq të largët, saqë i bëri të kuqtë të frikësoheshin për qëndrimin në elitë.

Ata janë kthyer fuqishëm, sidomos nën drejtimin e Jurgen Klopp, dhe po bëhen gati të përjetojnë finalen e dhjetë në Champions League, kompeticionin më të lartë të Europës për klubet, diçka me të cilën vetëm pak të privilegjuar mund të mburren.

Siç vunë në dukje disa llogari në Twitter, sapo ndeshja e dytë gjysmëfinale kundër Villarrealit përfundoi (2-3 dhe 2-5 në total), ato 10 finale kalohen vetëm nga Real Madridi me 16 të tilla, Bayern Munich me 11, dhe Milani me 11 të tjera.

Prej tyre, të kuqtë anglezë kanë fituar gjashtë dhe në Paris do të kërkojnë titullin e shtatë. Meritat e veçanta i takojnë trajnerit Jürgen Klopp, i cili në katër sezone do të luajë finalen e tretë. Ai humbi me Real Madridin në Kiev (3-1) më 2018 dhe fitoi në “Wanda Metropolitano” kundër Tottenhamit (2-0) më 2019.

Ja të gjitha finalet e Liverpool-it në Champions:

1977: Liverpool-Borussia Monchengladbach 3-1 (Romë)

1978: Liverpool-Bruges 1-0 (Londër)

1981: Liverpool-Real Madrid 1-0 (Paris)

1984: Liverpool-Roma 1-1 (4-2 penallti) (Romë)

1985: Juventus-Liverpool 1-0 (Bruksel)

2005: Liverpool-Milan 3-3 (3-2 penallti) (Stamboll)

2007: Milan-Liverpool 2-1 (Athinë)

2018: Real Madrid-Liverpool 3-1 (Kiev)

2019: Liverpool-Tottenham 2-0 (Madrid)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat