Pas ndeshjes Partizani-Tirana, 2 të arrestuar

Futboll

Pas ndeshjes Partizani-Tirana, 2 të arrestuar

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:00
Pas ndeshjes Partizani-Tirana, 2 të arrestuar

Janë arrestuar dy tifozë Erald Vata dhe Eraldo Dushku të cilët shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena” pas derbit Partizani-Tirana dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e  stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan- Shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana, dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e shkatërrimit të stolave të stadiumit, kapen e vihen në pranga 2 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në shkatërrrimin e stolave të stadiumit dhe të  kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 07.05.2022, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

-E. V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e  stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa  për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat