PSG vendos mes Donnarummas e Navas, ja cili do të jetë kryesori sezonin e ardhshëm

Futboll

PSG vendos mes Donnarummas e Navas, ja cili do të jetë kryesori sezonin e ardhshëm

Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:48
Donnarumma e Navas

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, strategjia e Paris Saint-Germain mbi të ardhmen e Gianluigi Donnarummas nuk do të ndryshojë gjatë javëve të ardhshme.

Donnarumma do të vazhdojë të ardhmen e tij me gjigantin francez dhe po ashtu do të jetë zgjidhja numër një në portën e PSG-së.

Ndërkaq, krerët e kampionit francez tani janë duke pritur për oferta nga klubet e tjera që të shesin portierin Keylor Navas.

Donnarumma është tejet i lumtur në Paris, për dallim nga kolegu i tij Navas i cili mund të largohet gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat