Arsenali insiston për Gabriel Jesus

Futboll

Arsenali insiston për Gabriel Jesus

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:01
Gabriel Jesus.

Arsenali është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, braziliani do të jetë pikësynimi numër 1 për “topçinjtë” që e kanë për synim ta përforcojnë sa më shpejt pozitën e sulmit.

Jesus vazhdon të jetë shumë i përfolur për një kalim në Londër, por ende nuk ka ndonjë konfirmim prej vetë sulmuesit në lidhje me këtë çështje.

Një pengesë për këtë kalim në “Emirates Stadium” mund të përbëjë fakti se “The Gunners” janë afër për të mos u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat