Nën pronësinë e re, ylli i Barçës mund të jetë blerja e parë e Chelseat

Futboll

Nën pronësinë e re, ylli i Barçës mund të jetë blerja e parë e Chelseat

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:23
Ousmane Dembele

Chelsea thuhet se ka planifikuar të rihapë bisedimet me anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, kontrata e të cilit në “Camp Nou” skadon muajin e ardhshëm.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se një kontratë e re i është ofruar Dembeles "shumë kohë më parë", por 25-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi ai po tundohet nga oferta të tjera nga klube të ndryshme/

Paris Saint-Germain besohet të jetë një nga klubet që po interesohet për shërbimet e francezit, pasi la vendlindjen e tij në vitin 2016 për t'iu bashkuar gjigantëve të Bundesligës, Borussia Dortmundit.

Sipas “90min”, pas marrjes së pronësisë së Chelseat nga Todd Boehly si pasues i Roman Abramovich, Chelsea tani do të jetë në një pozicion të mirë për të negociuar kushtet e kontratës me Dembelen, i cili ishte i lidhur me një lëvizje në “Stamford Bridge” edhe në muajin janar.

Që kur mbërriti në Katalonjë në vitin 2017, Dembele ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asistime në 149 paraqitje për Barçën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat